B L A C K - saturday !

h o l a , h o l a ! 


Jo shpesh zgjedh te vishem total B L A C K ,por kur e bej preferoj ta ndaj me ju , per t'ju treguar se e zeza nuk eshte edhe aq e merzitshme apo per dite te nxehta ( si sot XP ) , e zeza nuk eshte ngjyra ime per kete jam 100% e bindur , por ky kombinim po , eshte kombinimi im qe ndjehem mire :) !

Te gjithe mund te kemi ne garderoben tone nje pal pantallona te zeza , sigurisht , por kete sezon pantalloni i zi nuk eshte me ai standart qe kemi ne garderobe , por eshte i gjere dhe i shkurter ( nga ajo cka jemi mesuar ) , shume praktike dhe S T Y L I S H ! Eshte nje "IN" i momentit prandaj edhe ju fashionista bejini tuajat nje pal . Duhet patur kujdes nga format e trupit per kete stil , kam lexuar dhe rash dakort qe duhet nje trup elegant per ti patur dhe per tu dukur bukur ne trup . Gjithsesi kjo eshte ne doren tuaj cfar vendosni te blini apo qepni ( ne rastin tim) . Zgjodha ta sjell kete kombinim me nje Crop Top te zi , duken si kostum ne pamje te pare edhe kjo me pelqeu , xhaketa e lekures e ploteson dhe jo vetem duhet sepse mund te jete pak fresket ne zona te caktuara XP ! Pantallon + Crop Top + Xhaket lekure = E ZAKONSHME , prandaj le te shtojme pak detaje ne outfit , zgjodha kapelen me nuancen e zeze dhe nje pjese gri per ta thyer pak ALL BLACK , varset stili choker sigurisht e bejne me trendy dhe jo nje pooor dy , LOL XP . 
Kam vendosur edhe nje detaj i frymezuar nga stili BOHEME , nje vath ne formen e pendes :) Me pelqen harmonia qe jep ne kete veshje kaq "ROCK" , dhe akoma me "ROCK" e ben doreza e lekures ku preferova te vendosja vetem nje ne nje dore , doren tjeter ehh sigurisht "e mbusha" me unaza !

Syzet Ray-Ban black , qendrojne kendshem me look-un , stili police me teper !
Canta e bardhe ? Perse jo e zeze eee :\ Por le ti hedhim nje sy kepuceve stili i Stella Mccartney , ngjyrat jane e zeze e ndethurur me nje bazament kafe dhe te bardhe qe dominon , prandaj canten e zgjodha te bardhe te jete ne harmoni me kepucet :) 

Per detaje te tjera me kontaktoni edhe perse me poshte po vendos vendin ku jane marre detajet e veshjes si edhe cmimet :D 









1- Canten e pash rastesisht nga vitrina e nje dyqani ne Tirane ! OMG , ne pamje te pare duket si nje mini Hermes Kelly .. Rrash ne dashuri :D Pak e vogel , nuk ka shume hapsire (jo praktike ) por crrendesi ka kjo , un e adhurova ..
Cmimi: 2900 Lek


2-Crop Top-i eshte i qepur , dhe ka kushtuar diku tek 700 Lek .
3-Dorezat e lekures i kam marr tek dyqani Marigona ne Tirane dhe kushtuan diku tek 650 Lek.
4-Kapelen e gjeta me skonto tek Stradivarius ne TEG , dhe cmimi ishte nje mrekulli 1300 Lek !

5-Pantallonat jane te qepura,perseri.. 
Cmimi: 1200 Leke





6.Xhaketa e lekures eshte blere sezonin e kaluar , cmimin nuk e mbaj mend shume qarte :(  , por qe eshte shume cool , dhe besoj online mund ta gjeni ..


7-Dashurit , kepucet me te bukura haha LOL , e dini perse them " dashuri ' sepse me bejne te dukem shumeeeeee e gjate :D ,pervecse jane te bukura sigurisht . 
Kur nxorri koleksionin , Stella , me tunduan por mu duk shpenzim i kote , mendova sdo i perdor aq shpesh sa per te shpenzuar kaq shume , dhe ja ku i gjeta tek Lolita's Boutique ( mund ta gjeni ne instagram ) me nje cmim me te mire , 9000 Lek :)






Comments

Popular Posts